Koreja e Veriut ka vendosur një bllokim pesë-ditor në kryeqytetin Pyongyang për shkak të një “sëmundjeje të frymëmarrjes”. Kjo është masa e parë që zbatohet në të gjithë qytetin pasi vendi shpalli fitoren ndaj Covid-19 në gusht 2022.
Banorët e Phenianit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi nga sot deri të dielën dhe të masin temperaturën në mënyrë të vazhdueshme, sipas të dhënave qeveritare.
Në dokument nuk përmendet Covid-19, por pretendohet se dizenteria është ndër sëmundjet e reja që po përhapen aktualisht në kryeqytet. Duke cituar burime në Phenian, faqja e internetit NK News tha të martën, se banorët e qytetit më të madh të Koresë së Veriut do të karantinoheshin.
Gadishulli Korean aktualisht po përjeton atë që meteorologët po e përshkruajnë si një valë e ftohtë siberiane, me temperaturat në Phenian që kanë shënuar-22 gradë Celsius.
Pheniani njoftoi rastin e parë me Covid-19 në maj 2022, përpara se të shpallte fitoren mbi sëmundjen tre muaj më vonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kundërshtuar prej kohësh statistikat e Covid të Phenianit dhe pretendimet e vendit se epidemia është nën kontroll.
Sipas burimeve të ekspertëve, Pheniani nuk i ka vaksinuar rreth 25 milionë banorët e tij. Sipas informacioneve të tjera, vendi raportohet se ka marrë vaksina nga Kina./abcnews.al
“Ç’punë ka Zelensky në San Remo?”-Italianët kundër president...
Shtëpia e Bardhë: Vizita e Sekretarit Blinken në Kinë në mom...
Ilir Shaqiri futet në “BBVA”, përqafon Luizin dhe thotë kush...
‘Trashëgimtari’ i Tottit shënon gol të mahnitshëm
“Sa 150 bomba atomike”, tërmetet në Turqi, autoritetet: Më s...
Tërmeti në Turqi dëmton Kalanë e Gaziantepit