Kina njoftoi sot se ka testuar një lloj të ri rakete në detin pranë gadishullit korean – ky njoftim bëhet i ditur ditën e zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut në një kontekst të tensioneve dypalëshe.
”Testi i kryer në detin Bohai, kishte si objektiv përmirësimin e kapaciteteve operacionale të forcave të armatosura dhe për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të shkurtër.
Ministria nuk përcaktoi datën e lëshimit të raketës, duke njoftuar vetëm se ishte regjistruar së fundmi. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë në lidhje me karakteristikat e raketës.
Kina kishte kërkuar javën e fundit ndalimin e një sistemi të mbrojtjes anti-raketore amerikane në Korenë e Jugut, ku Uashingtoni njoftoi në fillim të majit futjen në shërbim, përcjell Atsh.
Pekini denoncoi prej disa muajsh dislokimin e këtij sistemi të quajtur Çad (për Terminal High Altitude Area Defense) njoftuar nga SHBA vitin e fundit në përgjigje të programit bërthamor dhe balistik të Koresë së Veriut.
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...