Selia qendrore e France Televisions në Paris u evakuua plotësisht pas një kërcënimi me bombë.
Informacioni u konfirmua në një deklaratë të publikuar nga kanali në faqen e internetit të France Info.
Sipas këtij mesazhi zyrtar, “Selia qendrore e France Televisions është evakuuar”.
Shërbimet shtetërore e njoftuan kompaninë për një kërcënim me bombë, shkruan Entrevue.fr.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.
Ndërkohë, transmetimi dhe faqja e internetit e franceinfo kanë përjetuar ndërprerje.
Ndryshe, ky është incidenti i dytë i tillë në një kanal kombëtar lajmesh në më pak se dy javë.
Më parë, BFM TV përjetoi një ndërprerje të ngjashme, afërsisht në të njëjtën kohë, kur transmetimi i tij u pezullua për gati dy orë për shkak të një kërcënimi me bombë. /Telegrafi/
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa