Zv/presidentja e zgjedhur e SHBA-ve, Kamala Harris, ka dhënë dorëheqje nga Senati dy ditë para inaugurimit të saj së bashku me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.
“Do doja të falënderoja popullin e Kalifornisë që më nderuan t’u shërbej atyre në Senatin e SHBA-ve gjatë katër viteve të fundit”, shkroi Harris në letrën e saj të dorëheqjes dërguar guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.
Newsom ka zgjedhur Alex Padilla-n sekretar të shtetit të Kalifornisë, që do të jetë në detyrë për pjesën tjetër të mbetur të mandatit që përfundon në vitin 2022.
Harris do të jetë nënpresidentja e parë femër në historinë e SHBA-ve, si dhe nënpresidentja e parë afro-amerikane dhe e para aziatiko-amerikane./AA/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...