Mijëra azil kërkues nga Afrika kanë protestuar kundër planit të Izraelit për deportim.
Qeveria e Izralit u ka dhënë kohë emigrantëve që të largohen deri me datën 1 prill, në këmbim të 3,500 dollarëve dhe një bilete avioni, trasmeton portali arbresh.info
Ata që refuzojnë të largohen do të burgosen.
Afrikanët, pothuajse të gjithë nga Eritrea diktatoriale dhe Sudani i shkatërruar nga lufta, kanë deklaruar se ata ndjehën të keqtrajtuar dhe të tmerruar me vendimin e Izraelit.
Izraeli e konsideron shumicën dërrmuese të afro 40,000 emigrantëve si punëkërkues dhe thotë se nuk ka obligim ligjor për t’i mbajtur ato.
Kritikët e kanë quajtur planin qeveritar joetik dhe një njollë mbi imazhin e Izraelit si një strehë për emigrantët hebrenj./arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...