Irani ka raportuar më shumë se 2,700 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë kjo që prej një muaji. Po ashtu, në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 212 viktima.
Megjithatë, ndërsa zyrtarët thotë se Irani numëron deri më tani 314,786 të infektuar dhe 17,617 viktima në total, një hetim i bërë nga BBC zbuloi se vendi e ka nën raportuar në mënyrë të konsiderueshme seriozitetin e impaktit që ka pasur pandemia.
Të dhëna qeveritare të para nga BBC tregojnë se të paktën 42,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 deri më 20 korrik, krahasuar me 14,405 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu, edhe numri i të infektuarve ishte dyfish më i lartë se shifrat zyrtare.
Edhe nëse merren për bazë vetëm shifrat zyrtare, Irani mbetet vendi më i prekur nga pandemia në Lindjen e Mesme dhe numri i të infektuarve ka vijuar të rritet që prej lehtësimit të masave anti-Covid.
Edhe pse maskat janë të detyrueshme në vendet e mbyllura, zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit tani po bën thirrje që të vendosen gjoba për ata që nuk sillen në përputhje me rregullat. /abcnews
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea