Ministri i Punëve të Jashtme gjermane, Frank-Walter Steinmeier, kritikoi të premten në mënyrë implicite në Madrid projektin e separatistëve në Kataluni, të cilët aspirojnë të ndahen nga Spanja, duke u shprehur se Evropa nuk ka domosdoshmëri për kufij të rinj.
“Si evropianë, unë mendoj se nuk na duhen kufij të rinj në Evropë” u shpreh ministri. “Urimi ynë si evropianë është që kontinenti të orientohet drejt një bashkimi më të qëndrueshëm dhe që kufijtë të jenë gjithmonë e më pak të rëndësishëm”.
Ai kishte diskutuar më parë me homologun spanjoll, José Manuel García-Margallo rreth suksesit të separatistëve në zgjedhjet rajonale të 27 shtatorit në Kataluni, rajon në verilindje të Spanjës, transmeton gazeta Zëri/
Separatistët të cilët janë angazhuar në nisjen e një procesi të shkëputjes kanë siguruar një shumicë absolute të deputetëve në Parlamentin rajonal por nuk kanë mundur të fitojnë veçse 47,74 për qind të votave.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa