Era e djegies nga zjarret masive të pyjeve të Portugalisë ka arritur deri në Madrid të martën, njoftuan shërbimet spanjolle të urgjencës, ndërsa të dy vendet vijojnë të luftojnë me flakët.
“Kemi marrë shumë telefonata në Madrid nga qytetarë të shqetësuar për erën e djegies dhe tymit, që vjen nga Portugalia”, njoftuan shërbimet e urgjencës të rajonit në Twitter, duke thënë se kishin marrë të paktën 380 telefonata.
Të dy vendet, të goditura nga thatësira dhe valët e të nxehtit, po luftojnë me zjarre të mëdha pyjore prej ditësh.
Zjarri i Serra da Estrela, tashmë më i madhi i kësaj vere në Portugali, ka djegur rreth 15,000 hektarë, sipas shifrave të fundit të përkohshme nga autoritetet portugeze.
Edhe në Spanjë, zjarret në pyje këtë vit ishin tre herë më shkatërruese se në të gjithë vitin 2021.
Ndërkohë zjarre ka pasur edhe në Argjentinë. Aq shumë janë përhapur flakët se njerëzit thonë se kanë vështirësi me frymëmarrjen.
“Jemi shumë keq. Nuk mund të dalësh askund, ka tym gjithandej, Familja ime është astmatike , dhe ne nuk mund të hapim as dritaret”, tha Valentina.
“Këtu nuk po marrim dot frymë. Ka shumë erë dhe tymi përhapet gjithandej. Edhe natën kur temperaturat bien, situata nuk është më mirë”, u shpreh Orlando Garcia.
Si pasojë e zjarreve në zonë,deri më tani shumë kafshë janë gjetur të ngordhura dhe sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi janë djegur./tch/
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...