Një rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë dhjetëra të zhdukur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një përrua balte ra në autostradën BR-376 në shtetin e Paraná, duke goditur të paktën 16 automjete, thanë autoritetet.
Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.
Ndërsa autoritetet lokale thanë në një konferencë për shtyp se 30 deri në 50 persona mund të rezultojnë të zhdukur.
Shërbimet e urgjencës kanë lokalizuar gjashtë të mbijetuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.
Në një video të postuar në mediat sociale, Justus tha se ishte “i gjallë me vullnetin e Zotit”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
“Ishte e tmerrshme”, citohet të ketë thënë ai. “Mali sapo ra mbi ne. Ai fshiu çdo makinë të fundit”.
Pamjet ajrore të publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e dheut mbrëmjen e së hënës, e cila mori me vete një pjesë të autostradës dhe automjetet në të.
Atje ka shqetësime se mund të ketë rrëshqitje të mëtejshme dheu me shërbimin kombëtar të motit INMET që lëshoi paralajmërime për shi të dendur për shumë shtete në Brazil.
Kusari-Lila e njofton Borellin e Lajçakun pasi Vuçiq foli ku...
72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Tensionet e krijuara nga balona, Blinken shtyn vizitën për n...
Vërshimet kthyen në ankth dasmën e çiftit nga Skenderaj
Sot shënohet Dita Botërore e Kancerit
Kim Kardashian me poza provokuese në të brendshme ngjyrë roz...