Carla del Ponte ka dhënë dorëheqje nga posti i saj si hetuese speciale për Sirinë. Ish prokurorja zvicerane, qe bërë e njohur për punën e saj si kryeprokurore për Gjykatën e Hagës, për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi.
Në letrën ku ajo e ka bërë të njohur dorëheqjen ka shkruar se do të marrë pjesë vetëm edhe në mbledhjen e fundit që do të mbahet në shtator, shkruan srf.ch. Arsyeja për dorëheqjen ka qenë se sipas saj, “shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duan drejtësi”. Për këtë arsye, ajo nuk mund të jetë më pjesëtare e këtij komisioni, i cili, thjesht, nuk bën asgjë ka thënë del Ponte, transmeton albinfo.ch. Ajo ka shtuar gjithashtu se, krime kaq të tmerrshme si në Siri nuk kanë ndodhur as në Ruanda dhe as në ish Jugosllavi.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në një aktivitet në kuadër të Festivalit të Filmit në Locarno, Zvicër.
Carla del Ponte ka qenë në postin e hetueses speciale të OKB-së në Siri prej gjashtë vitesh./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër