Brazili nxerr ushtrinë në rrugë për sigurinë në Rio

20:50 | 16 Shkurt 2018

Qeveria braziliane ka emëruar një gjeneral të ushtrisë për të mbikqyrur sigurinë në shtetin e Rio de Janeiro, në përgjigjje të dhunës në rritje të bandave.

Presidenti Mishel Temer e krahasoi dhunën me “një kancer” dhe tha se kriminelët e organizuar kishin marrë gjithçka, përpos kontrollës së shtetit, transmeton portali arbresh.info

Guvernatori i Rio-s lëshoi një apel për ndihmë pasi festimet vjetore të karnavaleve u dëmtuan nga dhuna.

Ushtria do të mbikëqyrë policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë.

Mbikëqyrja e operacionit do të jetë Gjeneral Walter Souza Braga Netto, kreu i Komandës Ushtarake Lindore. Ai u vlerësua gjerësisht për rolin e tij në koordinimin e sigurisë për Lojrat Olimpike Rio të 2016-ës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara