Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ishte tema kryesore e videokonferencës së jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbajtur ditën e sotme.
Ministrat e BE-së u bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar. “Ministrat u bënë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas.
Kallas theksoi se diplomacia mbetet e vetmja rrugë për të stabilizuar situatën në rajon dhe paralajmëroi kundër veprimeve të njëanshme që “mund të dalin jashtë kontrollit”.
Në fjalën e saj, ajo iu referua edhe programit bërthamor të Iranit, duke theksuar se BE-ja nuk mund të qëndrojë pasive përballë përshpejtimit të tij.
“Nuk mund të jemi të butë kur Irani po përshpejton programin e tij bërthamor”, u shpreh ajo.
Kallas përmendi edhe një bisedë telefonike që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm iranian, ku theksuan rëndësinë e zgjidhjes përmes kanaleve diplomatike dhe rolin që Evropa mund të luajë në këtë drejtim.
Ministrat e BE-së diskutuan gjithashtu masa konkrete që po ndërmerren nga ana e Unionit, përfshirë aktivizimin e mekanizmave të mbrojtjes civile për të ndihmuar qytetarët e vendeve anëtare që dëshirojnë të largohen nga rajoni.
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit