Tabelat me emrat e rinj të rrugëve të vendosura së fundmi nga autoritetet kosovare në Mitrovicën e Veriut, janë mbuluar me lecka të bardha nga kryetari i komunës, Milan Radojeviq.
Sipas deklarimeve të tij, vendimi për emërtimin e rrugëve është i kundërligjshëm, ndaj ai ndërmori veprimin për mbulimin e tabelave të sapovendosura.
Pas këtij veprimi, një nga zyrtarët policorë ka larguar leckat e vendosura mbi tabelat.
Ndryshe, sot në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabelat e para me emërtimet e reja të rrugëve, në kuadër të procesit të riemërtimit të 88 rrugëve në këtë komunë.
Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se vendimi është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe se aktualisht po realizohet faza teknike e vendosjes së tabelave.
Pranë rrethrrotullimit në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabela me emërtimet “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq”, në kuadër të procesit të riemërtimit të rrugëve në këtë komunë.
LEXO EDHE:
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e Veriut
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...