Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë, gjatë një operacioni të realizuar nga njësitet e Departamentit të Kufirit në kuadër të planit operativ “Migrimi Ilegal”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 2 qershor 2026 rreth orës 21:30, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Han të Elezit, ku gjatë vëzhgimit të vijës kufitare është vërejtur një person i dyshuar duke shoqëruar në këmbë tre persona nga fshati Bllacë në Maqedoninë e Veriut drejt territorit të Kosovës.
Pas kalimit ilegal të kufirit, grupi dyshohet se është marrë nga një automjet që i priste në rrugën ndërmjet dy pikëkalimeve kufitare.
Policia ka ndaluar automjetin e dyshuar, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës, si dhe tre migrantë shtetas të Indisë, të kapur në flagrancë gjatë tentimit për kontrabandim.
“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë”, përderisa njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim
Tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë dhe janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj. Ndërkohë, si prova materiale janë konfiskuar automjeti me targa vendore dhe një telefon mobil.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit ndërkufitar dhe ruajtjen e sigurisë në kufijtë shtetërorë.
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...