Me çlirimin e qytezës Ağbend, pjesët e pushtuara në kufirin Azerbajxhan-Iran janë marrë tërësisht nën kontroll, njoftoi presidenti Ilham Aliyev.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se 20 fshatra të tjerë dhe një qytezë janë çliruar nga pushtimi i Armenisë në vazhdën e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara.
“Ushtria heroike azerbajxhanase çliroi nga pushtimi fshatrat Mollaveli, Yukarı Refidinli dhe Aşağı Refidinli në Fuzuli; fshatrat Sirik, Şıhlar, Mestelibeyli dhe Derzili në Jabrayil. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në Twitter.
Aliyev po ashtu njoftoi çlirimin e fshatrave Kollukışlak, Malatkeşin, Kend Zengilan, Genlik, Velikulubeyli, Karadere, Çöpedere, Tatar, Tiri, Emirhanlı, Karkulu, Bartaz, Dellekli në Zengilan dhe qytezës Ağbend.
Me çlirimin e qytezës Ağbend, pjesët e pushtuara në kufirin Azerbajxhan-Iran janë marrë tërësisht nën kontroll, njoftoi Aliyev, duke uruar popullin azerbajxhanas dhe atë iranian.
Ndryshe, që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar 3 qytete, 2 qyteza dhe 112 fshatra, si dhe disa lartësira strategjike nga pushtimi i Armenisë./AA/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...