Një avion luftarak spanjoll aksidentalisht ka gjuajtur një raketë ajër-ajër mbi Estoni gjatë një misioni, ka thënë një zyrtar i NATOs për CNN.
“Rruga e fluturimit, lokacioni dhe statusi i raketës për momentin janë duke u hetuar”, tha zyrtari në lidhje me incidentin, transmeton portali arbresh.info.
“Raketa është ndërtuar në modelin e vetë-shkatërrimit, p0or nuk përjashtohet mundësia që të jetë ulur diku”.
Forcat ajrore estoneze kanë nisur një operacion kërkimi për të gjetur raketën e tipit AMRAAM, që mendohet të jetë ulur rreth 40 kilometra në veri të Tartu.
Kryeministri i Estonisë Jüri Ratas në Facebook e quajti incidentin “jashtëzakonisht për keqardhje”, duke e quajtur gjithashtu misionin e policisë ajrore të NATO-s mbi vendin baltik “një pjesë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme” e sigurisë kombëtare të Estonisë.
Raketat u shkarkuan nga një Eurofighter Typhoon 2000./Arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj