Sipas të dhënave, rreth gjysmë milioni foshnja kanë vdekur gjatë muajit të parë të jetës vitin e kaluar në mbarë botën për shkak të ndotjes së ajrit. Shumica e rasteve u shënuan në shtetet në zhvillim.
Ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit është i dëmshëm për foshnjat edhe para lindjes. Ajri i ndotur mund të shkaktojë lindje të parakohshme ose peshë të vogël trupore të foshnjës. Të dy këta faktorë janë të lidhur me shkallë më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave.
Rreth dy të tretat e 500.000 vdekjeve të foshnjave ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në mjedise të mbyllura, sidomos me ndotjen e shkaktuar nga djegia e thëngjillit, drurit dhe jashtëqitjeve të kafshëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Këto të dhëna u publikuan në raportin “Gjendja Globale e Ajrit 2020”, ku u shtjelluan vdekjet në tërë botën, por edhe lidhja e ndotjes së ajrit me problemet shëndetësore.
Ekspertët mjekësorë për vite të tëra kanë paralajmëruar për ndikimin e ajrit të ndotur te personat e moshuar dhe tek ata që kanë probleme shëndetësore, por më vonë kanë filluar ta kuptojnë edhe ndikimin te foshnjat që nuk janë lindur ende.
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...