Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të flas në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të vendimit të administratës amerikane për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.
Ambasadori i Kuvajtit në OKB, Mansour al-Otaibi, që është kryesues i Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, tha mbëmë në një konferencë për gazetarë, se qeveria e tij e ka ftuar zotin Abbas për të folur në takimin mujor për Lindjen e Mesme më 20 shkurt.
Otaibi tha se fjalimi i Abbasit do të jetë “i rëndësishëm dhe i dobishëm” për shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Asnjë anëtar i këshillit nuk e ka kundërshtuar propozimin” që Abbas të flas në Këshillin e Sigurimit, tha Otaibi.
Palestinezët e shohin pjesën lindore të Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e ka shpallur kryeqytet, por ky vendim asnjëherë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...