Më shumë se 7000 emigrantë me origjinë kryesisht nga Afrika sub-sahariane, janë aktualisht të ndaluar në rreth njëzet qendra paraburgimi në Libi, njoftoi sot një zyrtar i një institucioni në luftën kundër imigracionit të paligjshëm.
Abdulrazaq al-Shniti u prononcua me rastin e hapjes së një qendre të re paraburgimi në Tajoura, në periferi të Tripolit, duke e çuar numrin e qendrave në vend në 42, ku 23 janë në funksion në plotë, u shpreh ai.
Qendra e re numëron tashmë 130 emigrantë të rinj afrikanë të arrestuar këtë javë në një hambar në Tajoura, të cilët u pikasën nga kalimtarët, në pritje për të kaluar Mesdheun, saktësoi një zyrtar i institucionit.
Sipas Shnitit, disa krerë të rrjeteve të imigracionit të jashtëligjshëm u arrestuan gjatë periudhës së fundit, sipas tij në pritje për të dalë para drejtësisë.
Emigrantët janë riatdhesuar rregullisht drejt vendeve të tyre në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe përfaqësuesve të ambasadave të tyre.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës