Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë fjalës së tij në takimin me përfaqësuesit e SBASHK-ut në Komisionin për Arsim tha se SBASHK-u është duke ju thënë se kërkesat që janë plotësuar deri më sot nga ana Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre.
Sipas Muratit, nëse SBASHK-u thotë që kërkesat e plotësuara deri më sot nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre, dhe nëse për ta janë me rëndësi vlera monetare, atëherë ai kërkoi që kostoja buxhetore e kërkesave të realizuara deri më tani nga qeveria, t’i marrin dhe ta shohin mundësinë e kthimit të asaj vlere monetare në arritjen e kërkesës së tyre.
“Ndërsa sot këtu na u tha nga SBASHK-u që ato s’kanë qenë kërkesa të tyre. Nëse s’kanë qenë kërkesa e tyre, dhe të gjitha këto nuk janë të rëndësishme për SBASHK-un krejt çka është më rëndësi është vlera monetare, atëherë atë kosto buxhetore që kushtojnë ato mjete le të na thotë SBASHK-u dhe ne i marrim prej atyre alokimeve që kanë ndodh tashmë dhe shohim se sa mund të akomodohet si kërkesë, e njëjta shumë buxhetore. Mirëpo, mos të vihet dhe të na thonë që ato që janë bërë s’kanë qenë kërkesa”, tha ai.
Murati kërkoi nga sekretari i Sindikatës, Ymer Ymeri të tregoj nëse është i afërt me partitë politike.
“Në Këshillin Grevist ka anëtarë që kanë probleme me ligjin, ka anëtarë që kanë marrëdhënie të afërt me partitë politike në vazhdimësi ato që i potencoi ministrja Nagavci janë marrë parasysh, duke marrë parasysh mos largimin e 2.000 mësimdhënësve që konsideroheshin si tepricë”, tha ai./arbresh.info/
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...