Me 20 qershor, mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore. Drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se testi do të organizohet në një ditë dhe testi përbëhet nga tri lëndë të përgjithshme dhe një zgjedhore. Edhe këtë vit aplikimi do të bëhet përmes platformës online e cila do të hapet me datë 1 qershor.
Testi i Maturës Shtetërore këtë vit do të organizohet më 20 qershor në afatin e qershorit dhe me 29 gusht në afatin e gushtit. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se këtë vit mbi 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore.
“Testi i Maturës me vendim të ministrit është caktuar të mbahet më 20 qershor për afatin e Qershorit dhe 29 Gusht afati i gushtit. Kemi diku rreth 18 mijë e 300 maturantë të rinj dhe maturantët që kanë mbetur nga vitet e kaluara, pritet prapë t’i nënshtrohen testit të maturës. Këtë vit aplikimi i nxënësve do të bëhet nëpërmes platformës e Kosova. Platforma online për aplikim do të hapet nga 1 qershori dhe maturantët do të kenë mundësi që deri më datë 12 qershor të paraqesin provimin e maturës”, theksoi Fatmir Elezaj
Tutje, Elezaj foli edhe për Ligjin e Ri të Maturës, që sipas tij, i jep me shumë kompetence Inspektoratit Arsimor i cili do ta mbikëqyrë.
“Siç e dini këtë vit është miratuar Ligji i Ri i Maturës dhe përbërja e komisionit është e ngjashme me vitet paraprake, mirëpo diçka e re këtë vit është se ky ligj i ka dhënë rol të posaçëm Inspektoratit të Arsimit i cili do ta mbikëqyrë procesin”, tha ai.
Testi i Maturës Shtetërore do të organizohet brenda një dite për një afat ku nxënësit do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze dhe një lëndë me zgjedhje që përzgjidhet nga nxënësi.
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...