Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku viktimë ka mbetur Agron Hajdari.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari për rastin, i njohur me nofkën “Radulla”, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është në kërkim dhe është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.
-Prishtinë 27.05.2026 – 20:30. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar është qëlluar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në kërkim policor. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion./Arbresh.info
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...