Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor

09:14 | 28 Maj 2026
E.K

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur të mërkurën në Prizren

Sipas Policisë së Kosovës, një grua e cila ishte drejtuese e automjetit, ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Prizren, 27.05.2026 – 15:20. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare (drejtuese e mjetit) me automjetin e saj ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë./Arbresh.info