Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezër – prokuroria jep detaje

09:04 | 28 Maj 2026
E.K

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./Arbresh.info

Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me thikë