Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar sakrificën dhe të humburit, po ashtu edhe kurajon e të gjithë atyre që ju t’i përgjigjen sulmit të 11 shtatorit 2001, qëndresën dhe rezistencën e familjarëve të viktimave dhe të mbijetuarve.
Në një aktivitet të përbashkët me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, ambasadori Kosnett iu drejtua si “folëse” dhe jo si “zonjë” apo si “kryetare”.
“Faleminderit folëse, zonja dhe zotërinj. Sot kujtojmë jo vetëm ngjarjen e tmerrshme të 11 shtatorit por edhe partneritetin e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Kosovës. Dhe, kjo nënkupton politikën. Për dy dekada njerëzit e Kosovës dhe të ShBA-ve kanë qëndruar së bashku duke luftuar terrorizmin, duke ndërtuar një të ardhme paqësore, të drejtë dhe prosperuese për njerëzit e dyja vendeve dhe të fqinjëve”, është shprehur Kosnett para medieve.
Këto komente ai i ka bërë pasi së bashku me Osmanin vendosën kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit, në Prishtinë.
Osmani ka “acaruar” raportet me ShBA-të gjatë kritikave që ka drejtuar në lidhje me marrëveshjen e Kosovës me këtë shtet në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk duhen politikanë që vetëm ankohen”, kishte reaguar ndaj një deklarimi të Osmanit ditë më parë, i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell./arbresh.info/
Kurti priti në takim raportuesin për Kosovën në PE, flasin p...
Pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, liderët e...
Smith MVP i javës së 11-të, kjo është pesëshja më e mirë
Izraeli godet objektet e dyshuara të armëve kimike në Siri
FAST arreston një shtetas turk në Kosovë, ishte në kërkim pë...
Hamza premton mbështetje financiare për sektorin privat deri...