Kongresisti amerikan Keith Self zhvilloi sot në Maqedonia e Veriut takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, pozitën e shqiptarëve dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Në takimin me përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore shqiptare morën pjesë Mevlan Ademi, Besar Sejdiu dhe Jon Selimi, të cilët paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tendencat që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e fituara të shqiptarëve.
Në njoftim thuhet se përfaqësuesit studentorë theksuan rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe, respektimit të barazisë kushtetuese dhe ruajtjes së frymës së bashkëjetesës dhe përfaqësimit të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.
Më pas, kongresisti Self zhvilloi takim edhe me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela.
Sipas njoftimit, gjatë diskutimeve u trajtuan zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësia e respektimit të marrëveshjeve dhe standardeve që garantojnë barazi, përfaqësim dhe stabilitet ndëretnik.
Kongresisti amerikan Keith Self ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit, respektimit të të drejtave demokratike dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit si garanci për bashkëjetesë dhe paqe afatgjatë në vend dhe rajon.
Vizita e kongresistit Self në rajon vjen pas qëndrimit në Lugina e Preshevës dhe takimeve me përfaqësues politikë e institucionalë shqiptarë, si dhe pas takimeve me krerët më të lartë të institucioneve të Kosova.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur