Presioni politik mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është rritur pas protestave studentore në Beograd. Ndërkohë, deklaratat e Vuçiqit për mundësinë e shkurtimit të mandatit janë interpretuar nga një pjesë e opinionit publik si përpjekje për ripozicionim politik dhe menaxhim të krizës në rritje.
Pas protestës së madhe të 23 majit në sheshin Slavija Square në Belgrade, e vlerësuar si një nga tubimet më të mëdha kundër pushtetit në vitet e fundit, presioni politik ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq është rritur ndjeshëm.
Në një atmosferë të tillë, deklaratat e Vuçiqit se mund të shkurtojë mandatin dhe të japë dorëheqje nga posti i presidentit janë interpretuar nga një pjesë e opinionit publik si përpjekje për ripozicionim politik dhe menaxhim të krizës në rritje.
“Në Serbi po formohet dhe po konsolidohet bindja se zgjedhjet e ardhshme nuk janë zgjedhje të zakonshme parlamentare, por kanë karakterin e një referendumi. Janë zgjedhje që duhet të krijojnë atmosferën për formimin e një qeverie kalimtare, e cila, brenda një apo një viti e gjysmë, do të rregullonte vendin dhe legjislacionin zgjedhor”, tha Radomir Dikliq, kryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi.
Pas protestës në “Slavija”, gjithnjë e më shpesh dëgjohet se lëvizja studentore është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër pushtetit të Vuçiqit, i cili dominon skenën politike serbe prej 14 vjetësh. Studentët ndërkohë kanë filluar edhe aktivitetet për përgatitjen e zgjedhjeve dhe po shfaqen si faktor i rëndësishëm në zhvillimet e ardhshme politike.
“Vendimi për zgjedhjet nuk varet më ekskluzivisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por nga qytetarët që marrin pjesë në protesta. Nuk ekzistojnë më skenarë të ndryshëm dhe kolona të shumta. Tani vlen vetëm skenari studentor”, theksoi Srgjan Milivojeviq, lryetar i Partisë Demokratike.
Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi ende nuk është caktuar zyrtarisht. Megjithatë, një pjesë e opinionit publik e sheh situatën aktuale si fillimin e ndryshimeve politike që tejkalojnë dinamikën tradicionale partiake dhe sinjalizojnë një ridefinim të mundshëm të marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe shoqërisë, ku lëvizja studentore po shfaqet gjithnjë e më shumë si një faktor me ndikim politik dhe shoqëror.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë