Komandanti i KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e misionit në kampin Film City në Prishtinë, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të misionit në garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“Takimi shërbeu si mundësi që komandanti të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR-i vazhdon të mbetet faktor kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë