Ministria e Integrimit Evropian përmes një njoftimi ka sqaruar se një pjesë e saj ka disa muaj që është vendosur në lokacion të ri, për shkak të mungesës së hapësirave në ambientin ekzistues në ndërtesën e Qeverisë.
Sipas njoftimit për media hapësira e re, sipas planit, duhet të pajiset me inventar të ri. Sipas ministrisë, ky ndryshim ka ndodhur në muajin maj dhe nga atëherë kanë filluar procedurat e prokurimit.
“Pajisja e ambienteve të MIE, nuk ka asnjë ndërlidhje me procesin zgjedhor, apo me çështje politike. Kjo procedurë, është e planifikuar nëpërmjet administratës, duke kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe ka të bëjë me pajisjen e ambienteve me inventar. Procedura ka filluar në muajin maj të këtij viti dhe është finalizuar në pajtim me afatet kohore, të parapara me ligjin për prokurim publik”, thuhet në sqarim.
MIE thotë se data e inicimit të tenderit është 11 maj 2019, data e nënshkrimit të kontratës është 14 gusht 2019 pas zhvillimit të procedurave dhe data e skadimit më 31 dhjetor 2019.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës