Katër persona rreth orës 15:00 kanë hyrë për të grabitur bankën TEB në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info grabitësit ishin me armë automatike të tipit AK47 dhe me një veturë të hirtë.
Ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një makinë me targa 01.
Nuk dihet ende se çfarë kanë arritur të marrin grabitësit.
Lajmin për arbresh.info edhe policia e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se informatën për grabitjen e armatosur në filialin e bankës në Çagllavicë e ka marrë rreth orës 15:00./Arbresh.info/
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...