Klubi i Prodhueseve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që kanë për synim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve prodhuese kosovare dhe ekonomisë vendore.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, z.Astrit Panxha u shpreh i kënaqur me fillimin e këtij bashkëpunimi në mes të këto dy institucioneve.
“Ne, si Klub i Prodhuesve e shohim Odën si institucionin më të lartë ekonomik i cili duhet të shtyjë përpara fuqizimin e prodhimit në vendin tonë. Ne do të jemi aleat dhe bashkëpunues në prezantimin e Kosovës si një vend në të cilin mund të investohet. Bashkërisht me Odën Ekonomike do të shfrytëzojmë rrjetet tona për promovimin e eksportit si në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe në Lindje të Mesme.”
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi theksoi se ky memorandum është fillimi i një bashkëpunimi të përbashkët për të krijuar kushte më të mira për kompanitë vendore. “Kështu, me angazhime konkrete do të mundohemi që së bashku të bëjmë promovimin e investimeve dhe eksportit si dhe krijimin e vende të reja të punës.”
Për gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të dy palët po ashtu përkrahën vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të ju vihet taksë prej 10%.
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...