Pëlqimi i futbollistit me famë botërore ndaj Dua Lipës është mëse i dukshëm!
Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë dhe para pak javësh solli këngën “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris. Kënga duket se po mirëpritet aq mirë prej fansave, saqë për të dytën javë mbetet në vendin e parë të top listave botërore.
Kështu shprehet Dua Lipa përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një imazh prej klipit që po e xhiron për këtë këngë.
“ONE KISS numër një për të dytën javë! Përshkrimi është pothuajse i njëjtë së bashku me fotografinë dhe është një arsye më tepër që të sjellin një videon me Calvinin”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.
Komentet ishin të shumtë, por neve të intv.al na zuri syri komentin e futbollistit brazilian me famë botërore, Alexandre Pato, i cili aktualisht luan në Kinë, por më parë është aktivizuar me Milanin. Nuk është se ka bërë ndonjë koment për t’u admiruar, por thjesht me anë të dy emoji-ve ka treguar simpatinë dhe mbështetjen për Duan. Madje kjo nuk është hera e parë që i komenton, që do të thotë se ai është një fans i zjarrtë i këngëtares shqiptare.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...