Chelsea ka regjistruar një rikthim befasues pasditen e sotme (e shtunë) në Premierë Ligë.
Kampioni anglez në fuqi ka arritur të siguroj tri pikë të plota në takimin si mysafirë të xhiros së 32-të në Premierë Ligë kundër Southamptonit duke përmbysur rezultatin, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Mark Hughes ishte duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 për më shumë se një orë lojë në takimin në St. Mary’s pas golave nga Duan Tadic (21′) dhe Jan Bednarek (60′).
Mirërpo, gjithçka ndryshoi me inkuadrimin e sulmuesit Oliver Giroud në fushë. Reprezentuesi francez hapi llogarinë e tij te “Blutë” me një gol të bukur me kokë në minutën e 70′ pas asistimit nga Marcos Alonso duke ngushtuar rezultatin.
Vetëm pesë minuta më vonë Eden Hazard barazoi shifrat për 2 me 2, ndërsa Giroud realizoi golin e përmbysjes së rezultatit dhe të fitores për 2 me 3 në minutën e 78′ për t’i siguruar një super rikthim Contes.
Chelsea tani ka 60 pikë, shtatë larg nga zona që i siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve, ndërsa Southamtoni qëndron në zonën e dëbimit me 28 pikë, tri më pak se Crystal Palace./arbresh.info/
Shikoni më poshtë të gjitha golat:
https://streamable.com/hnv7x
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
Prokuroria jep detaje për rastin në Restelicë të Dragashit: ...
Kuvendi shqyrton sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë...
Prokuroria kërkon paraburgim për djalin që dyshohet se privo...
Vjedhja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje
Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Viti