Gjermania nuk do t’u mbajë leksione vendeve tjera europiane mbi ekonomitë e tyre, ka deklaruar ministri i ardhshëm i financave.
Olaf Scholz, nga Partia Social Demokratike, tha se “Gjermania nuk ka nevojë t’i diktojë shtetet tjera europiane se si të drejtojnë veten”, transmeton portali arbresh.info
“Në të kaluarën janë bërë gabime”, tha ai për revisten gjermane Der Spiegel, duke iu referuar politikave të paraardhësit të tij Wolfgang Schaeuble, i cili mbikqyri suficitin tregtar masiv të kritikuar shpesh nga Gjermania.
Partnerët tregtarë të Gjermanisë dhe institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar i bëjnë thirrje Berlinit të shpenzojë dhe të investojë më shumë për të nxitur kërkesën dhe në mënyrë indirekte të nxisë ekonomitë e tjera.
SDP në marrëveshje me CDU/SCU të Merkelit kanë arritur marrëveshje të koalicionit, duke marrë kështu gjashtë ministri dhe një seri koncensionesh politike./arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor