Kontratat ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent për korrik u rritën me 1.81% duke u tregtuar në 111.27 dollarë për fuçi dhe kontratat e ardhshme të naftës amerikane West Texas Intermediate (WTI) për qershorin fituan 2.15% në 107.69 dollarë për fuçi, ndërsa investitorët peshuan mesazhin e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Iranin.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai tha: “Për Iranin, koha po ecën, dhe ata duhet të veprojnë, shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. Koha është esenciale”.
Uashingtoni është përfshirë në një konflikt me Teheranin që kur forcat amerikane dhe izraelite nisën sulme të mëdha në fund të shkurtit.
Që atëherë, është bërë pak përparim në përfundimin e luftës që ka rritur çmimet globale të energjisë.
Një sulm me dron gjatë fundjavës në një central bërthamor të Emirateve të Bashkuara Arabe shtoi më tej shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.
Ndryshe, raportet sugjerojnë se SHBA dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar. /Telegrafi/
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...