Një grua iraniane e arrestuar për shkak të sfidimit të ligjit duke hequr shaminë dhe vendosur në një shkop në Teheran është liruar, bën të ditur avokati i të drejtave të njeriut.
Gruaja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, u bë fytyra e protestave të zhvilluara në vend gjatë muajit dhjetor, dhe fotoja e saj është shpërndarë shumë nëpër rrjete sociale, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët iranianë deri tani nuk kanë komentuar në lidhje me çështjen.
Ndërkohë, pamjet e tri grave të tjera duke përsëritur aktin e saj kanë pushtuar internetin.
Të tre gratë e paidentifikuara po protestonin gjithashtu në kryeqytet – në atë që dukej të ishte i njëjti vend si gruaja e fotografuar në dhjetor./Arbresh.info/
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...