Një figurë e dytë e Hollivudit ka dalë publikisht për të akuzuar me ngacmim seksual aktorin Kevin Spaceyn.
Tony Montana, një regjisor dokumentarësh thotë që ylli i House of Cards e preku atë në organet gjenitale në një bar në Los Anxhelos në vitin 2003, transmeton portali arbresh.info
Ai thotë se ishte në një bar duke punuar kur Spacey u shfaq me disa miq.
“Shkova për të porositur një pije dhe Kevin erdhi afër meje dhe e vendosi dorën mbi krahët e mi”, tha Montana për Radar.
“Ai më thoshte që të largohem nga bari me të. E vendosi dorën e tij në mes të këmbëve dhe më kapi organin gjenital”.
LEXO EDHE: I revokohet çmimi Emmy, Kevin Spacey
Montana thotë se ky incident bëri që ai të vuante nga Stresi Post-Traumatik për muaj të tërë, dhe se nuk i kishte treguar askujt për këtë rast vetëm psikologëve.
Ai vendosi të dalë publikisht vetëm tani, kur fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar Kevin Spacey është akuzuar edhe nga aktori Anthony Rapp për avancim ta pahijshëm ndaj një të mituri./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...