I është revokuar çmimi Emmy Kevin Spaceyt përmes së cilit ai do të nderohej.
Kjo pas daljes në publik të akuzave për ngacmim seksual ndaj një 14-vjeçari në vitet ’80, transmeton portali arbresh.info
Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar do ta pranonte Çmimin Ndërkombëtar të Emmy në Nju Jork muajin e ardhshëm.
Akademia Ndërkombëtare e Arteve dhe Shkencave të Televizionit lëshoi një deklaratë duke thënë se “në dritën e ngjarjeve të fundit” do të tërheqë nderimin e Spacey.
Aktori i Star Trek: Discovery, Anthony Rapp pohon se 58-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht atë si një adoleshent i ri në apartamentin e aktorit që atë kohë ishte 26-vjeçar në vitin 1986.
Spacey lëshoi një deklaratë ku kërkonte faljeje në të cilën gjithashtu doli publikisht si homoseksual duke çuar në kritika nga disa figura të shquara të Hollivudit, sepse donte të nënkuptonte se shkaku që nuk e pranonte se ishte homoseksual arsyetonte sjelljen e papërshtatshme me të miturin./arbresh.info/
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim