Pas publikimit të rezultateve të fundit nga KSHZ mbi zgjedhjet lokale, kanë reaguar nga shtabi komunal i BDI-së në Likovë të kandidatit Erkan Arifi lidhur me disa shkrime në mediat online se kandidati i BDI-së Arifi mund të humb betejën në rrethin e dytë zgjedhorë, transmeton Zhurnal.mk
Sipas tyre, kandidati i BDI-së ka fituar gjithësejt vota sa gjithë kundërkandidatët tjerë përballë tij e madje disa më shumë.
Ja sqarimi nga shtabi komunal i BDI Likovë:
Sqarim – Informim më i qartë për opinionin lidhur me rezultatet e sakta të numrit të votave për kryetar të komunës së Likovës, ku mr. Erkan Arifi i vetëm ka marrë më shumë vota përballë të gjithë tjerëve bashkë.
Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, strukturë e BDI-së, aktivist, rini shumë e rrespektuar dhe ju votues të BDI-së, me këtë shkrim duam të ju japim një sqarim, informim më të hollësishëm lidhur me rezultatet për Kryetar, ku ua bëjm me dije se kandidati ynë, m-r Erkan Arifi, i vetëm ka më shumë vota se të katërt kundërkandidatët e tjerë, dmth me këtë ju njoftojm se kandidati ynë realish vetëm se mund të llogaritet se është fitues moral – de facto më veç është fitues.
Këtë e themi pasi populli – sovrani tha fjalën vet gjatë ditës djeshme (15 tetor), vlerësoi drejtë ofertën tonë, për arsyet të cilat më i dijm të gjithë ne, pasi nuk duam që të përsëritemi.
Kryetari i ardhshëm së Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi ka marrë i vetëm, 5625 vota, ndërsa të gjithë 4 kundër kandidatët tjerë së bashku kan marr 5620 vota, që i bie se kandidati i BDI-së i vetëm ka 5 vota më shumë, me çka vërtetojm me fakte se të kota janë disa llogaritje që paraqiten në disa portale politike se gjoja, në rrethin e dytë, BDI në Komunën e Likovës, ka shanse të humb nëse bëhen disa matematika të pa mundshme realisht.
Në fund ju sqarojm edhe këtë se juridikisht – de jure, nuk është kryer me rrethin e parë nga fakti se sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi , gjatë llogaritjes, përveç votave të vlefshme, si trup votues që kan votu futen edhe votat e pa vlefshme, të cilat për fat të keq nuk jan pak edhe ate, 242 vota, të cilat edhe pamundësuan edhe zgjedhjen e m-r Erkan Arifit që në rrethin e parë. Prandaj ju lutem të gjithë aktivistëve që këtë sqarim, ta shpërndajn sa më shumë nëpër facebook, portale etj., që opinioni të dijë të vërtetën e mos të lejojm që disa pseudo – gazetarë të shpifin lajme e shkrime të pa sakta si zakonisht në dëm të BDI-së. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Bashkë më të fortë…..Bashkë vazhdojmë përpara….
Fitoren e BDI-së në Komunën e Likovës nuk mundet ta ndalë askush, prandaj me zotin para, dita kur edhe zyrtarisht m-r Erkan Arifi do jet Kryetar i Komunës së Likovës është shumë afër.
Me rrespekt,
SHËRBIMI PËR INFORMIM I SHTABIT KOMUNAL TË BDI-SË, LIKOVË!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...