Janë të pasura me vitaminë C, mbrojnë sistemin imun në sezonin e ftohjes, ndihmojnë në mbajtjen e linjës vitale dhe janë të shijshme.
MANDARINAT PËR LINJË VITALE
Si ushqim ideal për forcimin e imunitetit dhe linjë vitale, propozohet mandarina, është e pasur me vitamina C dhe A, acid folik, e aty janë edhe vitaminat e grupit B dhe kaliumi, magnezi, zinku, bakri dhe hekuri. Ul kolesterolin e keq po ashtu.
PARANDALON MBIPESHËN
Ekspertët nga universiteti “Uestern Ontario” kanë zbuluar se substanca ushqyese e fshehur në mandarina parandalon mbipeshën, ofron mbrojtje nga diabeti tipi 2 dhe arteroskleroza.
MBRON LËKURËN
Nga mandarina mund të përgatisni edhe maskë për fytyrë për dukje më me shkëlqim të lëkurës. Merrni 4 rriska mandarinë, hiqni farat dhe i përzieni në blender me një lugë jogurt dhe një lugë mjaltë. E aplikoni në qafë dhe fytyrë dhe e lini të veprojë për 10 deri 20 minuta. E pastroni mirë fytyrën më pas, e maskën mund ta përdorni dy herë në javë.
PËRMIRËSON DISPONIMIN
Besuat apo jo, mandarinat mund ta përmirësojnë disponimin. Aroma e saj ndihmon te stresi, depresioni dhe ankthet. Nëse keni pasur një ditë jo të mirë dhe dëshironi të relaksoheni, provoni që këtë ta bëni me mandarinat.
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...