Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar nënshkrimin e udhëzimit administrativ për shkollimin specialistik.
Sipas Vitisë, udhëzimi ka tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë.
“Qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për specializim, tash do të paguajnë vetëm 500€, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës.
Për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas kthimit në specializim” deklaroi Vitia.
Ai bëri me dije se përvoja 1-vjeçare e punës do të jetë vetëm kriter poentues, duke njoftuar se shumë shpejt do të hapet konkursi i ri për specializantë.
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...