Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Në njoftimin e saj, Haxhiu bëri të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, si dhe rëndësia e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve të sigurisë.
“Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë. Siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë”, shkruan Haxhiu në njoftim./Arbresh.info
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit