Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 20 maj 2026 në Kosovë janë konfirmuar 17 raste me fruth.
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me gjashtë raste, pasuar nga Prishtinë me katër raste dhe Kaçanik me tre raste. Nga një rast është raportuar në Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime.
IKShPK bëri të ditur se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR dhe se kanë marrë trajtim spitalor.
Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe të kryejnë vaksinimin në qendrat përkatëse të mjekësisë familjare, duke theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik./Arbresh.info
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...