Qendra Korrektuese e Dubravës ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandës së substancave narkotike brenda institucionit, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimi Korrektues i Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30, kur në bazë të informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës, zyrtarët korrektues kanë kryer një kontroll të detajuar të një furgoni të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit.
Gjatë kontrollit, është zbuluar një sasi e dyshuar lëndësh narkotike e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.
“Bazuar në informacione të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit. Gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit. Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...