Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas njoftimit të Qeverisë së Kosovës për pakon e re ekonomike të quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët.
Sipas Abdixhikut, kjo pako përbën “blerje votash” dhe “propagandë politike”, duke e cilësuar si një përpjekje të qeverisë për të qëndruar në pushtet.
Në reagimin e tij, ai ka deklaruar se vendi po përballet me kriza të njëpasnjëshme dhe mungesë projektesh e idesh konkrete qeverisëse.
Postimi i plotë:
Blerje votash, propagandë. fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet.
Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë.
Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit!
Populli i Kosovës nuk blihet.
E ardhmja e tyre nuk është në shitje.
Kosovës i duhet një kapitull i ri. Një kapitull ku politikanët nuk kujtohen për qytetarët vetëm në prag zgjedhjesh. Ku mirëqenia nuk shpërndahet si favor elektoral, por ndërtohet si politikë e përhershme shtetërore. Ku pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha e kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës. I një Republike që zhvillohet e s’pranoj të jetë në fund të Evropës!/Arbresh.info
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...