Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi që ndodhi të premten në një lokal në qendër të Prishtinës.
Thaçi thotë se dhuna nuk mund të bëhet mjet i zgjidhjes të problemeve që mund të kemi.
“Si shoqëri s’duhet të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë apo i zgjidhjes së problemeve që mund t’i kemi. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës ndaj gazetarëve”, shkruan Presidenti Thaçi në facebook.
“Puna e tyre, liria e medias, liria e shprehjes, janë vlera demokratike mbi të cilat ne po e ndërtojmë shoqërinë tonë”, përfundon shefi i shtetit në reagimin e tij ndaj sulmit të gazetarit Kajtazi, ani pse nuk përmend me emër kryeredaktorin e portalit ‘Insajderi’.
Gazetari Vehbi Kajtazi, është sulmuar sot fizikisht në qendër të Prishtinës rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet. Policia menjëherë pas sulmit ka arrestuar Faton Ramadanin, si të dyshuar për sulmin nga i cili u përgjak në fytyrë gazetari i njohur hulumtues.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës