Kënga u paralajmërua se do të publikohet më 25 gusht, më pas më 25 shtator, ndërsa vetëm sot ka dal në treg.
Era Istrefi ka sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur në rrafshin ndërkombëtar.
Në fakt, kënga e re e këngëtares shqiptare është publikuar në iTunes, të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU: itunes.apple.com/us/album/no-i-love-yous-feat-french-montana/id1289958128?i=1289958228.
“No I love Yous”, titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana.
Nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet me ndonjë vidoklip, pasi që këngëtarja e ka sjell në llogarinë personale në Facebook një pjesë të shkurtër të një videoje të shoqëruar me këngën.
Kujtojmë se prishtinasja u bë e njohur në rrafshin ndërkombëtar me këngën “BonBon” dhe “Redrum”.
Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...