Një 15-vjeçar ka humbur jetën në një kompleks pushimi në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa po notonte në pishinë.
Sipas Policisë së Gjirokastrës, adoleshenti është gjetur pa shenja jete brenda pishinës. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një gjendje shëndetësore e papritur gjatë notit.
Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./tch