Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

11:45 | 10 Qershor 2026
E H

U.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Në një reagim me rastin e përvjetorit të themelimit të saj, Haxhiu thekson se Lidhja e Prizrenit, e themeluar më 10 qershor 1878, përfaqëson organizimin e parë politik dhe ushtarak të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve dhe identitetit kombëtar.

Ajo vlerëson rolin e figurave historike si Iljaz Pashë Dibra, Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe të tjerë, duke thënë se ata hodhën themelet e lëvizjes moderne kombëtare shqiptare.

Sipas saj, Lidhja kishte si synime mbrojtjen e territorit shqiptar, bashkimin administrativ të trojeve dhe afirmimin e shqiptarëve si komb më vete, ndërsa rezistenca e saj mbetet dëshmi e vendosmërisë për mbrojtjen e tokave shqiptare.

Haxhiu thekson se megjithëse Lidhja u shtyp në vitin 1881, idealet e saj vazhduan të jetojnë dhe u bënë bazë për Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Në fund, ajo shprehet se Lidhja e Prizrenit mbetet simbol i bashkimit, qëndresës dhe identitetit kombëtar shqiptar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale