“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të veçantë

08:27 | 9 Qershor 2026
E H

Këngëtari i njohur Gjesti ka surprizuar motrën e tij me rastin e ditëlindjes së saj.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa video, ku ka treguar surprizën e përgatitur për motrën, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga festa.

Përmes postimeve, Gjesti i ka kushtuar edhe një urim të ndjerë, duke shkruar: “Të dua motra jem, ishalla me krejt t’mirat n’jetë. M’ki mu për çdo sen si gjithmonë, ti e din.”

Postimi është pritur me komente dhe reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar raportin e afërt mes këngëtarit dhe motrës së tij./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale